Barcelona e ka gati formulën për sigurimin e Nico Williams dhe Joan Garcia, përtej vështirësive ekonomike për të cilat flet Javier Tebas.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, katalanasit duan të largojnë 6-7 lojtarë: Ansu Fati, Pau Victor, Pablo Torre, Inaki Pena, Andreas Christensen, Oriol Romeu dhe Marc-Andre ter Stegen.

Ky i fundit, deri tani, ka refuzuar të largohet, por Barcelona mund ta bindë, sepse gjermani nuk ka më vend titullari në “Camp Nou”.

Klubi katalanas beson se ky grup lojtarësh mund të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar dy blerjet e lartpërmendura, pa bërë sforco të tjera ekonomike.