Sipas Muhamed Salah për suksesin e Liverpulit këtë sezon ka meritë të veçantë Arne Slot. Në një intervistë të dhënë për “France Football” sulmuesi egjiptian u detyrua që të bënte një krahasim mes teknikut aktual të Liverpul dhe paraardhësit të tij.

“Arne është një person që ti thotë gjërat siç janë. Mendoj se ai na zgjoi shpirtin luftarak. Mendoj se në muajt e fundit me Jyrgenin ishim komod. Arne dhe stafi i tij janë më të hapur përballë debateve dhe shprehjes së gjendjes shpirtërore”, arsyeton Salah.