HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARESamuel Nikaj nuk 'fshihet': Synojmë të jemi në 'play-off'

Samuel Nikaj nuk ‘fshihet’: Synojmë të jemi në ‘play-off’

Ka qenë shumë pranë fitores, por në fund i është dashur t’i gëzohet një pike të marrë në transfertë ndaj Kastriotit. Tek Burreli nuk janë aspak të kënaqur me këtë rezultat sepse sipas pjestarëve të saj, meritonin fitoren për mënyrën si shkoi ndeshja.

Tek Burreli në fakt kanë patur shumë pretendime për arbitrimin që sipas tyre ka ndikuar dukshëm në rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, tashmë një emër veteran pranë skuadrës matjane, u rikthye sërish në drejtimin e ekipit ku ka luajtur dikur si futbollist dhe ku vazhdon të japë shpirtin për skuadrën e tij të zemrës. Pas barazimit, ai për mediat u shpreh:

“Ka qenë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja palët. Ne ishim të parët që shënuam dhe, përveç golit, realizuam edhe dy herë të tjera, por na u anuluan. Patëm më shumë raste se kundërshtari për të shënuar. Jam i kënaqur që skuadra po reagon bukur dhe po konsolidohet, gjë që u duk edhe në këtë sfidë të fortë.

Edhe pse nuk kemi objektiv ngjitjen në Superiore, nuk duam të shkëputemi nga tradita e pjesëmarrjes në “play-off”. Në këtë takim kërkonim pikët me çdo kusht, pasi ishin të nevojshme. Sigurisht që edhe kjo pikë na kënaq, edhe pse ishim shumë pranë fitores.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments