Trajneri i futbollit Samuel Nikaj thotë se këtë vit luftojnë shumë skuadra për mbijetesë në kategorinë Superiore.
Në një intervistë për “MCN Informacion”, ai deklaroi se shumë skuadra janë renditur në fundin e tabelës, ku këto skuadra me shumë investim ndër vite, janë në prag të rënies nga kategoria.
“Diku ka patur gabime edhe nga skuadrat. Kanë mbetur dhe dy javë, jemi afër finishit, rrezikojnë katër skuadra më së shumti Bylisi një skuadër me një president i cili jeton për futbollin është e rrezikuar.
Laçi, që na ka gëzuar ne shumë sidomos ne si veriorë me rezultatet e arritura, por edhe Skënderbeu një skuadër me traditë që na ka bërë krenarë tërë ato vite rrezikon shumë.
Edhe ekipi më i mirë në shqiptari që është Tirana rrezikon të bjerë nga kategoria. Është një luftë në katër ekipe me traditë dhe investime.
Këto dy javë janë vendimtare dhe shpresoj që rezultatin ta prodhojë fusha, mos të ketë aleanca të fshehta dhe probleme siç flitet fundi i këtij kampionati”- eshte shprehur Nikaj.
Trajneri aktual i Prizrenit ka folur edhe per luften qe po behet per “Final ” dhe eshte ndalur tek sfida qe do te luhet pas dy ditesh ne Elbasan mes skuadres vendase dhe Vllaznise.
“Mendoj se Vllaznia duhet me e kalu me sukses per kete perballje sepse i ka mundesite dhe i duhet te jete ne dyshen e pare ngaqe ajo ka edhe bonusin e barazimit. Prandaj mendoj se ne Elbasan, shkodranet duhet ta kene si detyrim fitoren dhe duhet te japin maksimumin per ta arritur kete objektiv”- ka shtuar Nikaj.