HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESerie A, ja si ndryshon renditja pas ndeshjeve të sotme! Napoli 'arratiset'...

Serie A, ja si ndryshon renditja pas ndeshjeve të sotme! Napoli ‘arratiset’ nga Inter, Juventusi rigjen veten

Napoli nuk fal dhe përfiton nga hapi fals i Interit. Skuadra e Contes merr kryesimin e Serie A dhe tashmë e sheh veten +3 pikë larg zikaltërve, me një kalendar që sheh klubin e De Laurentiis më të lehtë se sa ai i djemve të Inzaghit. Ka mjaftuar i zakonshmi “bomber” mesfushor, Scott McTominay, blerja e kërkuar me padurim nga Conte, që e pikasi si fuqizimin e duhur nga Manchester United duke investuar më shumë se 35 mln euro.

Një dygolësh i tij (5 gola në 3 ndeshjet e fundit) kanë bërë që Napoli të mundë me lehtësi Torinon, sfidë e mbyllur që 45′ e para. Një fundjavë e Serie A që ka prodhuar edhe një garë ende të ndezur në zonën Champions, me Atalanta-n që ka gabuar në shtëpi ndaj Leçes, e cila ka marrë 1 pikë të rëndësishme dhe vazhdon shpreson te mbijetesa. Skuadra mike shënoi e para dhe më pas ishte Retegui që barazoi.

Juventusi, ndërkohë, kthehet te fitorja dhe e bën duke mundur Monzan e rënë tashmë, me golat e Nico Gonzalez dhe të Kolo Muani, Yildiz doli me të kuq. Pikërisht duke iu përgjigjur fitores së Roma-s në San Siro ndaj Interit, me gol të Soule. Në garë janë gjithashtu edhe Fiorentina (edhe pse shumë e shkëputur ende) por sidomos Lazio dhe Bologna, që do të duhet të luajnë ditën e nesërme respektivisht ndaj Parma dhe Udinese.

https://www.sofascore.com/tournament/football/italy/serie-a/23#id:63515
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments