Nga Endri ÇINARI
Përveç titullarëve të skuadrës, që tek Vllaznia garantojnë eksperiencë e cilësi edhe stoli i shkodranëve këtë sezon 2025-26 është përforcuar shumë. Duke shtuar alternativat shumë serioze për një vend titullari në rradhët e kuqebluve. Kështu afrimet e Kallakut dhe Kastratit, apo edhe ndonjë surprize deri në fundin e merkatos, kanë “spostuar” në stol emra që sezonin e kaluar mbajtën një peshë të konsiderueshme në formacionin e Vllaznisë.
Kështu dy mesfushorë si Qato apo Sala, që njihen për grintën dhe luftën sportive, nuk mund të konsiderohen më si titullarë. Të dy lojtarët do “luftojnë” fort për një vend në formacion, ku tashmë konkurrenca është shtuar goxha. Po ashtu edhe emra si Kruja apo Hakaj janë alternativa më shumë se serioze në stol.
Dhe që patjetër kanë mundësinë të shfaqen edhe si titullarë gjatë edicionit, në varësi të formës së tyre sportive. E teksa një alternativë për sulmin në stol është edhe Alfred Mensah, e ndërsa emra të rinjsh si Delaj apo Tafili po ashtu duan mundësinë e tyre dhe minuta më të shumta se sezoni i shkuar.
Një grup futbollistësh që shtojnë cilësinë edhe në stolin e 9 herë kampionëve të vendit. Me trajnerin Martini që patjetër nuk do ketë “dhembje koke” në rast mungesash pasi alternativat tashmë janë të shumta për ish-fantazistin në stolin e Vllaznisë.(www.shkodrasport.com)