Nga Endri ÇINARI

Pavarësisht se Vllaznia nuk ia doli të fitonte trofeun e kampionatit ishte një shkodran që festoi në kampin kundërshtar të Egnatias. Fjala është për Abdurrahman Fangajn, një nga futbollistët më të spikatur të ekipit rrogozhinas. I cili edhe në finalen ndaj Vllaznisë ishte ndër më të mirët në fushë.

Madje me mbrojtësin e djathtë i cili dhuroi edhe asistin për golin e dytë të shënuar nga Lushkja. Ku pas një veprimi mjaft të mirë në krahun e djathtë, prezantoi me një top të shkëlqyer kavajasin. I cili nga shumë pranë portës nuk e pati të vëshirë të shënonte ndaj Jukajt. Ky trofe i kampionatit ishte i 6-ti në karrierën e Fangajt. Me 27-vjeçarin i cili i gëzohet triumfeve të vazhdueshme me Egnatian.

Ky ishte edhe sezoni i katërt rradhazi në të cilin Fangaj fiton minimalisht një trofe. Duke nisur nga sezoni 2021-22 ku triumfoi në kupën e Shqipërisë me Vllazninë. Më pas dy triumfe sërish në kupë me Egnatian në edicionet 2022-23 dhe 2023-24. Me rrogozhinasit shkodrani ka shijuar edhe titullin e sezonit të shkuar 2023-24 dhe këtë aktual 2024-25. E po ashtu ka triumfuar në Superkupën e Shqipërisë në vitin 2024 me Egnatian.

Fangaj jo vetëm që është konfrimuar si një nga më të mirët e në rolin e mbrojtësit të djathtë në kampionat. Por edhe si një nga fituesit serialë të trofeve në edicionet e fundit, ku ka qenë një nga futbollistët bazë të formacionit të Egnatias.(www.shkodrasport.com)