Shkodran Mustafi është vlerësuar për punën e bërë deri më tani në Kombëtaren gjermane të moshës deri në 17 vjeç, ku punonte si asistent i komisarit teknik Marc-Patrick Meister.
Sipas Federatës Gjermane të Futbollit, 33-vjeçari, prej datës 1 Shtator do të jetë zëvendëstrajner i komisarit teknik të Gjermanisë U-21, Antonio Di Salvo.
“Shkodrani ka treguar gjatë vitit që punoi me ekipin U-17 se mund të ndihmojë të rinjtë që të rriten profesionalisht. Ai njeh shumë prej lojtarëve, me të cilët do të punojë në të ardhmen. Eksperienca e tij e akumuluar në fushë i jep një tjetër impuls ekipit përfaqësues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Federatës Gjermane të Futbollit, Andreas Rettig.
Kujtojme qe vitin e kaluar u perfol mundesia e ardhjes se tij tek Vllaznia, por Mustafi mesa duket e kishte marre vendimin per t’i hyre trajnimit dhe kete po e ben tashme ne menyren me te mire te mundshme.