Nga Maringlen ZHIVANI


UEFA ka filluar të publikojë në faqen e saj të internetit datat, oraret dhe stadiumet e zyrtarizuara për ndeshjet e turit të parë të kompeticioneve të saj.

Pjesa më e madhe e ndeshjeve të para janë zyrtarizuar, por ajo që bie në sy është se nuk ka informacion për sfidën që skuadra e Vllaznisë do ta luajë si pritëse. Në faqen e UEFA-s për momentin, nuk ka asgjë rreth ndeshjes Vllaznia-Daugavpils.

Për këtë të fundit, klubi shkodran ka publikuar njoftimin se do të luhet më datë 10-korrik në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.

Gjithsesi, ajo që dihet deri më tani është se përballja e parë e Vllaznisë në Europë pritet të zhvillohet më 10-korrik dhe drejtuesit e klubit janë duke bërë çdo përpjekje që gjithçka të jetë gati, për t’u përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare.(www.shkodrasport.com)