Shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve UEFA për sezonin 2025-26 do të zhvillohet të martën, më 17 qershor, në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nion të Zvicrës. UEFA ka caktuar orën 14:00 si kohën e shortit për “Champions League”, ndërsa 16:00 për Ligën e Konferencës.

Nderkohe UEFA mengjesin e sotem ka bere edhe ndarjen e grupeve qe i paraprijne shortit te pasdites. Vllaznia eshte pjese e grupit 1 sebashku sebashku me nje skuader estoneze, nje finlandeze dhe me nje tjeter irlandeze.

Ndersa kundershtarja e Vllaznise do te jete njera nga kater skuadrat e meposhtme: BFC Daugavpils (Letoni), FCB Magpies (Gilbraltar), NSÍ Runavík (Faroe) dhe FC Hegelmann (Lituani).

Ne pamje te pare shorti eshte i pranueshem per skuadren tone, por nga ana tjeter thuajse i pamundur per tifozet kuqeblu per ta ndjekur ate ne ndeshjen e transfertes. Gjithsesi, pasditen e sotme do te mesohet saktesisht se cili do te jete kundershtari dhe ku do te luhet ndeshja e pare me 10 korrik.