HomeKRYESOREShqipëria U15 luan miqësoren e parë ndaj Maltës. Portën kuqezi e mbrojti...

Shqipëria U15 luan miqësoren e parë ndaj Maltës. Portën kuqezi e mbrojti Besardo Ndoj i Vllaznisë

Kombëtarja shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Santiago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi. Siç shikohet, nga minuta e parë ka luajtur si titullar portieri i Akademisë Vllaznia Besardo Ndoj.

Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15-të me Zven Cutajar. Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30-të, ndërsa Malta mori sërish avantazhin në minutën e 33-të me Andreas Mangion. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Maltën.

Kuqezinjtë u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes, prodhuan raste dhe u aktivizuan me lojtarë të rinj, por nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Maltën U-15.

Shqipëria U-15 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maltës U-15 më 18 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments