Kjo verë dhuroi pak emocione nga 4 skuadrat shqiptare që luajtën në kompeticionet europiane.

Ishte një zhgënjim i madh, pasi vetëm Partizani kaloi një tur në Ligën e Konferencës ndaj një kundërshtari maltez.

Egnatia u eliminua që në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve nga kampionët e Bosnjës dhe më pas edhe nga Liga e Konferencës prej islandezëve të Vikingurit.

Vllaznia gjithashtu u eliminua menjëherë nga një kundërshtar islandez, Valuri. Partizani dhe Tirana dolën jashtë Europës, pasi nuk mundën të përballonin dy skuadra gjeorgjiane. Tirana u eliminua në turin e parë nga Torpedo Kutaisi, Partizani në turin e dytë nga Iberia