Nga Endri ÇINARI
Për Vllazninë ashtu edhe për skuadrat e tjera të Superiores si Partizani apo Dinamo, mendja shkon tek java tjetër e më konkretisht data 17 qershor. Kjo pasi në këtë datë do hidhet shorti për të përcaktuar çiftet e para që do përballen në kuadër të turit të parë të Conference League. Si shkodranët ashtu edhe dy klubet kryeqytetase presin me kureshtje kundërshtarët, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë dhe të japin gjithçka për kualifikimin më tej.
Në kampin kuqeblu objektivi i parë sezonal për 2025-26 është kalimi i turit të parë të Conference League. Fakt që u theksua edhe nga trajneri Martini në daljen e tij të parë dhe të vetme deri në këto momente para mediave si trajner i Vllaznisë. Në këtë mënyrë, duke parë edhe kundërshtarët dhe përballjet që mund të afrojë shorti, çdo kundërshtar duket i kalueshëm për 9 herë kampionët e vendit.
Prandaj objektivi i parë për këtë sezon i vendosur është ai i kalimit të turit të parë të Conference League. Ku aktualisht edhe futbollistët shkodranë duken goxha të motivuar dhe pozitivë që mund t’ia arrijnë diçkaje të tillë.
Po ashtu për Vllazninë duhet thyer edhe një “tabu” sepse që nga edicioni 2021-22 ku kalonin Siroki Brijeg në turin e parë të Conference League, në 3 edicionet pasardhëse kuqeblutë janë eleminuar që në turin e parë përballë kundërshtarëve si Craiova, Lindfield apo Valur.
Gjithashtu i rëndësishëm është kalimi më tej edhe për arkën e klubit. Sepse avancimi në turin e dytë garanton të ardhura shtesë për shkodranët, të cilët patjetër më pas mund të tentojnë për futbollistët akoma më cilësor në merkaton verore.(www.shkodrasport.com)