HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESulmi 'OK', por Vllaznia ka ende shumë për të rregulluar në mbrojtje

Sulmi ‘OK’, por Vllaznia ka ende shumë për të rregulluar në mbrojtje

Pavarësisht se Vllaznia ka marrë rezultate pozitive deri në këto momente në Superiore. Ku shkodranët momentalisht janë mes skuadrave kryesuese, ajo çfarë ka shqetësuar në radhët e shkodranëve ka qenë pësimi i golave. Një fakt që është theksuar edhe nga trajneri Brdariç.

Me gjermanin që ka theksuar shpesh se ajo që duhet përmirësohet është mbrojtja dhe mos pësimi i golave. Dhe në fakt me sa duket fjalët dhe masat që ka marrë ishmesfushori kanë qenë të suksesshme.

Kjo pasi skuadra nuk pësoi gol në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Skënderbeut në shifrat 2-0. Kuqeblutë jo vetëm që lanë “0” në portën e Qarrit, por ishin shumë të përqendruar gjatë 90 minutave, duke rrezikuar shumë pak për të pësuar në portën e tyre.

Kjo ishte ndeshja e katërt këtë sezon ku shkodranët nuk kanë pësuar gol nga 12 të zhvilluara deri tani. Më parë 9 herë kampionët e vendit e kishin lënë portën të paprekur në fitoren 0-1 në javën e parë kundër Partizanit. Fitoren 2-0 ndaj Bylis në ndeshjen e javës së 6-të dhe barazimin 0-0 ndaj Elbasanit në javën e 8-të të Superiores së këtij edicioni.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments