HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESulmi si pikë e fortë, tek Vllaznia shënojnë të gjithë

Sulmi si pikë e fortë, tek Vllaznia shënojnë të gjithë

Nga Endri ÇINARI

Fitorja me Voren në shifrat 2-0 ditën e dielë për Vllazninë, ktheu shkodranët tek sukseset dhe pikët e plota. Por, konfirmoi edhe njëherë tjetër faktin se ekipi i drejtuar nga Martini ka sulmin më të mirë të kampionatit. Kështu me dy golat ndaj vorakëve, kuqeblutë janë ngjitur në kuotën e 10 rrjetave në total deri më tani në kampionat. Ku pas 5 raundeve të para të edicionit, asnjë skuadër tjetër nuk ka shënuar më shumë se 9 herë kampionët e vendit tonë.

Me një mesatare prej 2 golash për ndeshje deri më tani, Vllaznia ka “vendosur” të argëtojë në fushën e lojës këtë edicion. Kjo edhe falë cilësive të futbollistëve që ka në përbërje dhe organikës që i lejon Martinit të aplikojë një futboll shumë ofensiv. E ku pavarësisht se ndaj Vorës mungoi edhe një futbollist si Bismark, diçka e tillë nuk u dallua thuajse aspak në fushën e lojës. Ku Vllaznia sërish arriti të krijojë shumë raste dhe situata në zonë kundërshtare.

Madje gjeti edhe golin e tij të parë në karrierë me Vllazninë edhe Edon Murataj. Me 23-vjeçarin që u bë lojtari i 7-të tek Vllaznia që gjen golin deri më tani në kampionat. Ku pas emrave si: Balaj, Bismark, Gurishta, Bajrami, Mala, dhe Hakaj tashmë rradha ishte për ish-futbollistin e Lafnitz. Duke treguar se tek Vllaznia mund të shënojnë të gjithë, pa qenë nevoja që në fushë të jenë medoemos vetëm futbollistët e sulmit.

Kështu pika e fortë e shkodranëve vijon të konfirmohet goli dhe sulmi. Të cilët në javën e ardhshme në kampionat do kenë një provë shumë më të fortë. Ku përballë sulmit më të mirë në kampionat deri më tani, do jetë mbrojtja më e mirë e edicionit deri në këto çaste. Me Elbasanij aë ka pësuar vetëm 1 gol gjatë 5 raundeve, i cili do vizitojë Shkodrën ditën e shtunë, në kuadër të javës së 6-të të Superiores për edicionin 2025-26.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments