Sulmuesi shkodran vazhdon të shkëlqejë në kampionatin italian U20 (Primavera). Në ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Cagliari-t ai ka fituar dy 11-metërsha duke e ndihmuar Sassuolon që të fitojë me rezultatin 3-2.
17 vjeçari në këtë mënyrë shfaqet dhe njëherë si protagonist për ekipin e tij. Në minutën e 20-të ai është penguar në zonë dhe arbitri tregoi pikën e bardhë, nga ku Thomsa u tregua i saktë duke e dërguar topin në rrjetë.
Po ashtu, në minutën e 52-të kur rezultati ishte 2-1 për Cagliari-n, ai do të fitonte sërish një tjetër 11-metërsh dhe përsëri nga pika e bardhë, Thomsa arriti ta dërgonte topin në rrjetën e portës kundërshtare duke barazuar shifrat në 2-2, ndërsa në ’63 do të ishte Negri që do të shënonte edhe golin e tretë dhe Sassuolo do të fitonte 3-2.
Në këtë mënyrë ky ekip arrin të marrë një tjetër fitore në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve pas 5 ndeshjeve të luajtura dhe aktualisht mban vendin e tretë në renditje, teksa renditja kryesohet nga Genoa me 13 pikë.
Një kontribut shumë të madh në këtë ecuri të Sassuolo U20 po luan sulmuesi i kombëtares shqiptare Gabriel Kulla i cili edhe në ndeshjen ndaj Cagliari-t ishte nga më të mirët në fushë dhe u vlerësua me notën 7.9. Në pesë ndeshje kampionat, ai ka shënuar 3 gola, ka dhënë 1 asist dhe ka marrë dy penallti. Tregues këto që e tregojnë më së miri sa i rëndësishëm është ai për ekipin e tij.
