HomeKRYESORETek Frosinone në Itali gjërat nuk shkuan ashtu si duhet, mesfushori shkodran...

Tek Frosinone në Itali gjërat nuk shkuan ashtu si duhet, mesfushori shkodran kthehet të luajë në Irlandë

Nga Gjergj KOLA

Dy vjet më parë la Irlandën ku lindi dhe u rrit dhe erdhi në Itali, me shpresën se vinte tek një vend ku karriera e tij mund të kishte kulmin e tij si futbollist, por në fakt gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet për shkodranin Justin Ferizaj.

Tashmë 20 vjeç, ai nuk ka mundur dot të qëndronte në shtetin tonë fqinj, pa patur vëmendjen e duhur dhe si rrjedhojë nga dita e djeshme zyrtarisht është rikthyer në Irlandë, aty ku ka firmosur me skuadrën e tij të re, Bray Wanderers që merr pjesë në Divizionin e Parë të futbollit irlandez.

Natyrisht këto janë fatet e futbollit dhe për Justin tashmë nis një aventurë e re ku padyshim që do të kërkojë të rikthehet në formën e tij më të mirë sportive, ashtu siç ka qenë para kalimit tek Frosinone në Itali, kur ishte pjesë e Akademisë së Shamrock Rovers.

Shkodrani Ferizaj ka qenë rregullisht pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Irlandës dhe shpesh është folur edhe për mundësinë e bashkimit të tij me kombëtaren shqiptare dhe mbase çdo gjë është e mundur sapo të rimarrë formën e duhur sportive, për të treguar se sa i vlefshëm është.

Interesant është fakti se tek Bray Wanderers, Justin do të gjejë edhe të vëllanë e tij- Richard, i cili ndonëse është vetëm 16 vjeç po shfaq vlerat e tij më të mira me këtë skuadër.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments