HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova shpreson ta ketë të gatshëm Albano Aleksin për ndeshjen me Vllazninë

Tetova shpreson ta ketë të gatshëm Albano Aleksin për ndeshjen me Vllazninë

Egnatia është duke vijuar përgatitjet intensive në kuadër të ndeshjes që do të kenë me Vllazninë ditën e enjte. Një përbalje direkte që në kampin rrogozhinas duan ta kalojnë me sukses, duke eliminuar kështu nga gara një rival në garën për vendin e parë. Kampionët vijnë pas dy barazimesh, me Laçin e Tiranën, dhe një tjetër javë pa marrë fitoren do të ishte shumë për të besuarit e Tetovës.

Ndaj, në njëfarë mënyre trepikëshi kthehet në detyrim, edhe për faktin se luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre. Bilanci i këtij sezoni në tri ndeshjet e luajtura janë nga një fitore për secilën skuadër dhe një barazim, çka nënkupton se deri më tani skuadrat kanë qenë pa a shumë në të njëjtin nivel.

RIKTHIMI – Për këtë ndeshje, tekniku durrsak pret edhe rikthimin e ndonjë të dëmtuari dhe shpresat janë që Albani Aleksi të jetë së paku në pankinë. Mesfushori me eksperiencë ka dalë në stërvitje me skuadrën dhe mbetet për t’u vlerësuar gjendja e tij, ku dihet që për shkak të një dëmtimi ka javë që nuk luan, duke zhvilluar fazën e rikuperimit. Më konkretisht, për herë të fundit ka zbritur në fushë pikërisht në fitoren 2-0 ndaj Partizanit, e luajtur më 15 shkurt, ku ka luajtur gjithë ndeshjen.

Nga ajo kohë ka kaluar më shumë se një muaj dhe pesë ndeshje në kampionat nuk ka qenë i gatshëm për Tetovën, duke lënë një boshllëk jo të vogël në qendrën e mesit të fushës. Gjithsesi, deri të enjten kur të jetë dita e ndeshjes mbetet për t’u vlerësuar gjendja e tij. Në situatë të njëjtë janë edhe dy të dëmtuarit e tjerë, Renato Malota dhe Edison Ndreca, të cilët gjithashtu mungojnë prej javësh dhe gjasat janë që të vazhdojnë të bëjnë stop edhe përballë Vllaznisë. Pjesa tjetër e skuadrës duket në rregull, ku sigurisht dihet që kanë tri mungesa të sigurta për arsye kartonësh, si Alijev, Fangaj dhe Ujka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments