HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova: Vllaznia, një emër i madh dhe e ka merituar finalen. T'ia...

Tetova: Vllaznia, një emër i madh dhe e ka merituar finalen. T’ia lëmë fushës, të fitojë kush të jetë më i miri

Edlir Tetova pret të vazhdojë të bëjë his torinë me Egnatian e tij, ku shpreson që të mbrojë titullin kampion, teksa në finale do ta diskutojë trofeun me skuadrën e Vllaznisë.

“Mendoj që tani është koha e duhur dhe e mjaftueshme, sepse ato tri ditët ishin më problematike. Vllaznia është emër i madh dhe sigurisht ka merituar finalen, ashtu si edhe ne.

Një kundërshtar që nuk bën dot parashikime, ka goxha lojtarë të pjekur në organikë. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe më pas t’ia lëmë fushës dhe, kush të jetë më i miri, të fitojë”, është shprehur për trajneri i skuadrës së Egnatias, Edlir Tetova.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments