...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta dhe Dinamo ndajnë pikët në 'Niko Dovana'

Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në ‘Niko Dovana’

Është mbyllur në barazim 1-1 dueli i mbrëmjes mes Teutës dhe Dinamos i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores. Një përballje tepër e luftuar, që në fund nuk prodhoi fitues.

Dinamo gjeti e para rrugën e rrjetës me Zabërgjën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që vendasit e Edi Martinit, gjetën baraspeshën me Torrajn. Sulmuesi i hedhur në fushë nga stoli, arriti të shënonte në minutën e 64-t.

Ky ishte barazimi i parë për Teutën në këtë sezon dhe i dyti për Dinamon.

Me këtë pikë, skuadra e Ilir Dajës u ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta në 6 javë ka grumbulluar 7 pikë. Duelin e radhës durrsakët do e luajnë ndaj Laçit në transfertë, ndërsa Dinamo pret Vllazninë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.