Gabriel Gomesh do të jetë lojtari më i ri i Teutës. Këto janë zërat e fundit të merkatos, që e lidhin mbrojtësin brazilian me transferimin në Durrës.

Gomesh ka luajtur më parë vetëm në Brazil dhe Ukrainë. Kështu do të jetë një sfidë e re për të, ndërsa Teuta përforcohet në repartin difensiv.

“Djemtë e detit” ishin prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi. Dhe tashmë e kanë një alternativë që projektohet tiullar.

Teuta ka pasur ndryshime të shumta këtë verë. Mbetet për t’u parë si do paraqiten ndaj Dinamos, të dielën ora 20:00.