Rudi Vata ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si një prej futbollistëve i cili ia doli me shumë sakrifica të bëhej një emër i njohur në të gjithë Europën teksa shkëlqeu në fillimin e viteve ‘90 me fanellën e Sëlltik.

Historia e ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare ka tërhequr edhe prestigjiozen britanike “The Sun” që në versionin irlandez, ka treguar se këtë javë mbushen 28 vite nga ndeshja e famshme që i dha mundësinë Vatës të bëhej një emër i njohur në kontinent.

Asoksohe Shqipëria luante përballë Irlandës në “Lansdaun Roud” dhe gazeta kujton pjesë të kësaj historie të veçantë në një periudhë kur flitet gjithnjë e më shumë për vështirësitë e futbollistëve. Në vijim, pjesë nga historia e publikuar nga prestogjozja britanike për peripecitë kuqezi…

SI E PIKASËN
Që Vata do të binte në sy të trajenrit Bredi në humbjen 2-0, duke parë edhe përgatijet kaotike të Shqioërisë që gjendej në mes të një revolucioni politik e social dhe kolapsit ekonomik, nuk ështa rritje e vogël. Por Vata ishte mësuar me situata të tilla të vështira.

Në mars 1991, pasi luajti për Shqipërinë në një humbje 5-0 përballë Francës, ai u largua nga stadiumi duke veshur ende këpucët e lojës. Me asgjë tjetër përveçse rrobave që kishte veshur dhe 50 dollarë, ai gjeti rrugën drejt një komisariati policie dhe aty kërkoi azil politik nga diktatura në vendlindjen e tij.

APLIKIMI I REFUZUAR
Aplikimi I tij u refuzua, por gjatë kësaj periudhe kishte luajtur disa ndeshje miqësore me Le Mansh. Ai they kyçin e këmbës dhe këputi ligamentet në ditën e parë. Një doktor e këshilloi se nëse nuk do të kryente operacion, do të përfundonte me gangrenë.

Nuk kishte asnjë mënyrë për të paguar dhe as sigurim mjekësor, por sponsori i klubit, Zhan-Rene Bejiard pagoi për operacionin e tij dhe mbuloi shpenzimet derisa u kthey në formë, periudhë gjatë të cilës siguroi një vizë për të qendruar në vend. Por si rrjedhojë e arratisjes së tij, mbrojtësi u ndalua të luante për ekipin komëbtar derisa Partia Komuniste në fuqi humbi zgjedhjet në marsin e vitit 1992.

KTHIMI NË KOMBËTARE
Muajin pasardhës, ai u kthye në kombëtare kur Shqipëria u mund 3-0 nga Spanja në një kualifikuese të Botërorit 1994, fushatë që nisi herët për skuadrat që nuk kishin arritur në Euro 1992. Përpjekjet e vendit për të kaluar nga ekonomia e centralizuar ishin të dhimhshme. Në kombin më të varfër të Europës rrogat ranë me 50% mes 1991 dhe 1994. Futbollistët e komëbtares në kampionatin vendas fitonin rreth 13 dollarë në muaj dhe Federata ishte gjithashtu e varfër.

RRUGËTIMI I GJATË
Shqiptarët mbërritën në Dublin pas 15 orësh udhëtim nga Tirana në Ljubljanë, pastaj Londër e në fund në Dublin pa numrin e mjaftueshëm të lojtarëve, pa topa futbolli, pa fanella, ilaçe apo materiale stëvitore. Shoqata e sapoformuar “Miqtë Irlandezë të Shqipërisë” i pritën atje, megjithëse ishin vetëm 2 nga 5 anëtarët e saj të pranishëm. Sekretari i Federatës Shqiptare asokohe, Eduard Dervishsi tregoi: “Deri dje pasdite nuk kishim para. Por pastaj siguram disa nga Komiteti Olimpik i ynë dhe ishim në gjendje të udhëtonim”.

KOHA E DHURATAVE
“Federata Spanjolle me mirësjellje na dha 50 mijë dollarë që të mbulonim shpenzimet. Ne shpresonim që irlandezët të bënin të njëjtën gjë”, tha ai. Homologu irlandez, Shon Konolli, pretendonte se spanjollët kishin ndihmuar vetëm duke paguar biletat e avionit.

“Probabiliteti që federata t’i japë Shqipërisë 50 mijë dollarë është praktikisht zero. Nuk jemi aq të pasur dhe një pagesë e tillë do të ishte një precedent i rrezikshëm për shtete të tjera në grupin tonë”, ishin fjalët e tij asokohe.

Por pas diskutimeve me FIFA-n, Federata ra dakord që të paguante shpenzimet e shqiptarëve. Restoranti ku u mbajt një darkë për shqiptarët ishte pjesërisht nën pronësi të sulmuesit të Irlandës, Mik MekKarti, ndërsa lojtarët shqiptarë shkuan me rroba sportive atje, pasi nuk kishin gjëra të tjera për të veshur.

GJENDJE E MJERUESHME
Gazetat në atë peridhë sugjerojnë se pala shqiptare po e tepronte me kërkesën për një komplet tjetër me topa pasi i pari ishte zhdukur. Por Vata treon situatën për “The Sun”: “Ne ishim në një gjendje shumë, shumë të keqe dhe Federata nuk kishte para.

Mendoj se shumë vende e kuptonin vështirëinë dhe na dhanë ndihmë”. Kompaia “Penneys” siguroi komplete rrobash civile ndërsa përfaqësuesit e Adidas në Irlandë ranë dakord që të mbulonin shpenzimet për një komplet loje.

Por ta prodhoje ishte më e lehtë të thuhej se ta realizoje, Ylli i kuq kominist që shoqëronte shqiponjën dykrenare, ishte hequr nga qeveria nga stema e FSHF vetëm 11 ditë më parë. Dizajni i ri iu dërgua firmës natën para ndeshjes, që do të thotë se fanellat mbërritën në stadium vetëm 2 orë e gjysëm para ndeshjes. As nuk bëhej fjalë për ndërrim fanellash pas duelit.

Menaxheri i ëprgjithshëm i Adidas shpjegoi: Nuk është mungesë mirësjellje, por ata frikësohen se nuk do të kenë sponsor tjetër për ndeshjen e Kupës së Botës së ardhshme.

Nëse sigurimi i një kompleti ishte sfidë, të gjenin lojtarë ishte një tjetër, me vetëm një nga 6 lojtarët që luanin në Greqi që u paraqit, pasi klubet bllokuan udhëtimet e të tjerëve. Ekipi kombëtar kishte vetëm 9 lojtarë.

MBINGARKESA
Si rrjedhojë, lojtari Anesti Qendro debutoi me ekipin A edhe pse kishte luajtur 90 minuta një natë më parë me ekipin U21. Dy titullarë të tjerë të humbjes 3-1, Artan Pali dhe Blendi Sokoli, u thirrën gjithashtu për të qëndruar në stol. Por pavarësisht përgatitjeve në kushte të vështira, Shqipëria ishte e vështirë për t’u thyer.

Pas 50 minutash me rezultatin ende të bardhë, Kevin Shidi u zëvendësua nga MekKarthi dhe MekGrath kaloi në mesfushë. Lëvizja solli rezultatin e dëshiuruar, MekGrath shënoi golin e dytë në minute e 80 pasi Olldrixh kishte shënuar në minutën e 60 të parin.

STOLI MË I FORTË
“Ata kishin më shumë eksperiencë dhe një stol më të fortë se ne”, tregon Vata, por shpjegon se kishte një motivim shtesë që fshihej pas asaj paraqitje të kuqezinjve, “Ne dëshironim të luanim për krenarinë tonë më shumë se për çdo gjë tjetër. Futbolli ishte ndër të paktat kënaqësi që njerëzit kishin në atë periudhë”.

PA NDRYSHIME
“Por ishin mijëra e mijëra shqiptarë që po kërkonin të largoheshsin për të punuar në vende të tjera dhe futbollistët nuk ishin më të ndryshëm. Unë dëshiroja të bëhesha Franc Bekenbaueri i radhës, por para 1990, nuk të lejohej as ta imagjinoje që mund të luaje jashtë, ndaj ëndrra jonë më e madhe ishte të lauje për ekipin kombëtar”, vijon ish-kapiteni.

Ndryshimi i regjimit transformoi gjithçka. “Liria është gjithçka, pa liri nuk të shfaqen mundësitë”, shton ai. Me pak para për të shpenuzar në dispozicion, trajneri i Sëlltik, Liam Bredi, kuptoi se kishte gjetur një diamant të papunuar në Dublin.

ZBULIMI
“Liam ishte i famshëm në Shqipëri, pasi Seria A ishte shumë popullore. Ai bëri një foto me magazinierin tonë dhe e pyeti se kush ishte numri 5, me gjërat që rrodhën më pas nga aty”, kujton Vata. Kupa e Skocisë e vitit 1995 ishte trofeu i parë i ftuar nga një shqiptar në një ligë kryesore. Në Gllasgou, Vata i cili luajti gjithastu në Gjermani, Qipro dhe Japoni, njohu gruan e tij An Frances, duke përforcuar më shumë lidhjen e tij me Irlandën.

PASOJAT
Ndërkohë, pasojat e vizitës së shqiptarëve në Dublin vazhduan me Federatën Irlandeze që u shpreh e shqetësuar se mund të pritej që të ndihmonin përsëri kur të vinin në Belfast 4 muaj më vonë. Megjithatë, Federata ishte e vendosur që të mos paguante me nga xhepi. Zyrtarët treguan asokohe se do t’i çonin faturat e shqiptarëve FIFA-s, e cila kishte paguar për udhëtimet. Çarli Uollsh, financier i Federatës, shprehu shqetësimin e tij.

“Është gjithmonë e dyshimtë nëse një vend i varfër si Shqipëria do të kishte kapacitetin apo lojtarët për të përmbushur një program të kualifikueseve të Kupës së Botës. Fatkeqësisht ka shumë si ata në turne, megjithëse këta duket se janë ata në gjendjen më të keqe”. Ndeshja e fundit e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 1992, kundër Spanjës në dhjetor 1991, u anullua për shkak të mosbindjes civile, por ata luajtën ndeshjet që mbeteshin në kualifikueset e Botërorit.

Ekipi I futbollit vazhdoi të vuante, aspak për t’u çuditur meqë në 1997 më shumë se 2000 njerëz u vranë dhe qeveria u rrëzua pasi njerëzit humbën mesatarish 4000 dollarë për person nga skemat piramidale.

Por një çerek shelulli pasi Vata u arratis duke u larguar pas një ndeshje në “Parc des Princes”, Shqipëria ishte përsëri në Francë si e kualifikuar në Kampionatin Europian.

E LUFTUAR
Të pafat në humbjen ndaj Zvicrës dhe ekipit vendas, që shënoi 2 gola në shtesë, ata mundën Rumaninë. “Kohë të vështira krijojnë njerëz të fortë dhe më pas njerëzit e fortë mund të krijojnë kohë të mira. Mendoj se nëse do të dija çfarë do të kaloja për të bërë realitet ëndrrat e mia, do të thosha se është e pamundur. Por nuk duhet të dorëzohesh kur je i shtrirë në tokë, nëse rrëzohesh 7 herë, duhet të ngrihesh 8”, janë fjalët e Vatës. /vipsport/