Federiko Kieza nuk është përfshirë në listën e Liverpulit, për sfidën e ardhshme që i gjen përballë Gallatasarajt në Champions. Dhe tifozët e kampionëve të Anglisë janë të zhgënjyer, ndërsa kjo zgjedhje raportohet si taktike nga ana e Slot.
Dhe pse nuk ka asgjë të njoftuar zyrtarisht, nëse vetë UEFA nuk e ka konfirmuar në kohë kërkesën e Liverpulit për të federuar Kiezën. Ky i fundit do të zëvendësonte Xhovani Leonin, që pësoi dëmtim serioz dhe rregullorja e lejon që të zëvendësohet.
Në fund lista me 21 lojtarë nuk e përmban Kiezën, për sfidën që luhet nesër në Turqi prej orës 21:00. Zhgënjimi padyshim që është i madh, teksa nuk mungojnë mendimet që tregojnë se Slot e ka personale me sulmuesin italian.
Liverpuli kishte një ecuri të mrekullueshme ndërkohë në Premier Ligë, deri para javës së fundit. Takimi me Kristal Palas u humb dhe tani numëron 15 pikë pas 6 javësh.