Nga Gjergj KOLA

Sikur te mos mjaftonin 6 blerjet e realizuara se fundi, Vllaznia e femrave ka bere realitet nje tjeter goditje ne merkato. Madje kjo e fundit mund te konsiderohet edhe me e rendesishmja. Behet fjale per nje futbolliste me origjine nga Shkodra e cila luan ne kampionatin amerikan.

Ajo eshte Teresa Deda e cila muajin e ardhshem mbush 22 vjeçe dhe luan si mesfushore- sulmuese. Teresa ka lindur ne Amerike, nga dy prinder nga Shkodra te cilet jane larguar nga Shqiperia ne fundin e viteve ’80. I ati ka punuar si doktor, Ndoc Shpija (Deda) ndersa e ema- Kristina ka qene kryetare e Deges se Finances ne Qendren e Femijeve me aftesi te kufizuara.

Te dy ata kane rrenjosur tek e bija gjithmone dashurine per Shkodren dhe Shqiperine dhe kjo eshte nje arsye e forte pse Teresa vendosi t’i bashkohej Vllaznise per sezonin e ri, ndonese kishte shume oferta brenda dhe jashte Amerikes.

Specialistet e futbollit qe e njohin mire ate, jane te bindur se me paraqitjet e saj ne Champions League me fanellen e Vllaznise, do t’i hapen dyer te reja ne Europe sepse talenti i saj nuk do te mungoje pa u vene re nga drejtuesit e tyre. Ne kete kontekst tek Vllaznia jane te lumtur qe Teresa tashme eshte pjese e tyre.

Teresa Deda ka perfunduar studimet para- mjekesore ne Bucknell College dhe njekohesisht eshte vleresuar si nje nga 16 mesfushoret me te mira te te gjitha kolegjeve te Amerikes. Nje vleresim i tille ka bere qee ekipe te ndryshme te ketij vendi t’i ofrojne kontrate, megjithate 22 vjeçaren kete here e ka terhequr gjaku dhe origjina dhe i ka thene “po” Vllaznise. Kujtojme qe Teresa me pare ka qene edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave te Amerikes.

Ndersa tani te Vllaznia bashke edhe me pjesen tjeter te skuadres, Teresa pritet te tregojne vlerat e tyre dhe ne ndeshjet e turit te dyte te “UEFA Women’s Champions League” te sfidojne kundershtaret e tyre dhe te kualifikohen per ne turin e trete te ketij kompeticioni te rendesishem europian.(www.shkodrasport.com)