Pas suksesit ne “Eagle Cup”, Vllaznia U19 merr nje tjeter trofe. Kete here behet fjale per ate te “Shkodra Summer Cup” qe u zhvillua ditet e fundit ne Shkoder. Ne ndeshjen finale te luajtur mbremjen e sotme ne fushen “Reshit Rusi”, djemte kuqeblu kane triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit ganez Maverick.
Takimi ka qene shume i bukur dhe i shoqeruar me nje rivalitet te madh. Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. Krejt ndryshe do te ishin 45 minutat e dyta qe do te dhuronin emocione, gola dhe feste ne fushen e lojes.
Fillimisht ka qene mbrojtesi Nihat Bushaj qe ka kaluar Vllaznine U19 ne avantazh. Gjuajtja e tij nga jashte zone nuk eshte zoteruar si duhet nga portieri ganez dhe ka perfunduar ne rrjete. Por avantazhi i shkodraneve ka zgjatur vetem nje minute sepse miqte barazuan shpejt.
Gjithsesi fati i ndeshjes do te vendosej nga nje 11-metersh i akorduar nga ana e arbitrit Grimci. Nga pika e bardhe futbollisti Gerison Zhuri eshte treguar i sakte duke shenuar dhe duke i dhene fitoren ekipit te tij me shifrat 2-1.
Ne kete turne te organizuar nga “Shkodra Sport Event” kane marre pjese edhe ekipi Vllaznia U19- B, Veleçiku U19, Shiroka dhe ekipi nigerian Vargina.(www.shkodrasport.com)