Pak javë pasi i dha lamtumirën kategorisë superiore, Skënderbeu ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik.
Korçarët kanë vijuar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, ndërsa është konfirmuar dhe një pjesë e lojtarëve nga viti i shkuar. Afrimet në ekip kanë qenë të pakta, ndërsa plani i drejtuesve është për të ndërtuar një skuadër të denjë për kthimin në elitë.
”Unë mendoj se boshti i skuadres është, ata që ne mendonim që do na shërbenin në të ardhmen i kemi mbajtur. Kjo është një kampionat ndryshe, kemi nxjerrë mësimet tona.
Kjo skuadër që do ndërtohet sivjet nuk do ndërtohet vetëm për kategorinë e parë por e për të ardhmen”. Ernest Gjoka, Trajner i Skënderbeut.