Nga Prelë MILANI

Pardje u rrëzua me “tuç” njeriu më fuqishëm i tapetit që mbretëroi me pallën e despotit për një dekade në fronin e mundjes shqiptare. Klasiku i mundjes klasike, ahu i vjetër dhe madhështor u shemb e ra hordovel duke lenë pa mriz logun epik të kampionëve të lavdishëm tapetit shkodranë.

Njeriu historik që nuk u tund nga as një vampir në vitet 60-70-të shekullit të tij më fund u dorëzua përpara një “ amazone ” që e dashuroj me xhelozi për një jetë të terë. Mordeja shamizezë erdhi natën për terr dhe e shytoj brinjë më brinjë për të mos u ngritur kurrë më dragoin triumfues të qindra mejdaneve që nuk e dinte se çfarë tuta!

Pas 84 vitesh Mirash Vuksani mori udhën për në jetën e pasosur për të pushuar i qetë në amshim, atje ku prehen lokja dhe tata që na dhuruan këtë xhevahir. Për te pushuar atje në Perandorinë e te shumtëve, ku te gjithë ne kalimtaret e kësaj bote e kemi nga një bilete gratis.

Vdekja e kampionit tonë madh nuk qe tragjike as e pa pritur, ligjësitë dialektike të moshës e spostuan fillimisht nga froni, pastaj nga tapeti dhe tani nga jeta. Mirash largimin tënd nga kjo botë që më shumë e deshe se të përkëdheli e prita me pikëllim të thellë se të kisha idhudh. Mirash, largimin tënd të natyrshëm nga kjo botë e priten me dhimbje e pikëllim qindra e mijëra, shqiptare që njohën të deshën e te adhuruan nder vite.

Vdekja juaj lëndoi një armatë gjerë të shkëlqyer të njerëzve të sportit me cilët u rrite, u burrërove , luftove ndave gëzimet, hidhërimet dhe shkruat se bashku historinë. Klubet emblematike “Vllaznia” e “Partizani” në mesditën rrezatuese të 5 shtatorit 2019,krejt pa pritur u eklipsuan nga shuarja e yllit të tyre historik.

Mundja klasike shqiptare në sensin figurativ sot humbi një trim romantik, në sensin sportiv humbi një hero të pa zëvendësueshëm , ndërsa familja, miqësia dhe shoqëria humben njeriun e ndershëm të sinqertë, burrërore dhe te dashur. Biga e Gimajve. Jezerca, maja e Zeze e simotrat e tyre mëngjesin e 5 shtatorit i mbuloj një tis i hollë mjegulle në shenj zije për bjerrjen e lodërtarit më famshëm të bjeshkëve të cilat krenoheshin me pjellën e tyre dashurore.

Sikur kreshniket e lashtë të ishin rrokur në një log livadhi me Mirash Vuksan (Shalën) shumë nga at do të kishin mbetur pa lavdinë e tyre shekullore, pasi djaloshi i kohërave moderne ishte po aq i zoti sa të sfidonte çdo legjendarë.

Mirash sot u largove nga ne i thjeshte, njerëzorë, impozant, argat i djersitur, mundimtarë i madh i dhe vlerësuar siç meriton një kampion që na dhuroj shekulli që sa po shkoi që ndoshta duhen shumë e shumë vite të lindë edhe një i tillë. Mirash sot u largove i heshtur, zemër bardhe, kolos i pa brenga intçare për ato që meritoje që nuk ti dhuruam dot.

Mirash u largove si ka hije një burri bujarë duke lenë portretin tënd historik në panteonin e më të mëdhenjve të sportit shqiptarë. Mirash sot po largohesh i veshur me aureolën e gjeneralit që fitoj gjithçka i stolisur me një tufë epitetesh të merituara si “Legjenda e mundjes klasike ”, “Gladiatori i tapetit”, “Mbreti i vjetër”, “Arusha e Maleve”, “Dreri i veriut”, Vampiri i tapetit”, “Herakliu dukagjinas”, “Dragoi i Shalës”, “Kompresori Skenderbegas”( pasi për 30 sekonda frynte çdo top futbolli).

Duke lenë në një anë epitetet dhe duke u kthyer te historia, e cila nga tregon me gisht se Mirash Vuksani la pas 10-të tituj kampion individual dhe ekipor te shartuar me disa kupa. Mirashi i madh ka mposhtur çdo kundërshtare në pedanen e tapetit aty ku shemben dhe lartësohen sovranet dhe shkruhet historia e cila kampionëve u vjen pas.

Kampioni botërore gjigandi Guriç Gjorgji (14kg më rëndë) që pati fituar vetëm me një pike diferencë pas ati dueli historike të zhvilluar me 15 korrik 1961 në Durrës do shprehej-“Kundërshtari im i sotëm Mirash Vuksani është mundësi më i fuqishëm që jam ndeshur dhe kam are ndonjë herë”! Meush Marjan kampion absolut i Rumanisë u detyrua me hidhërim të thellë të puthte tapetin dy here radhazi në dy sfida në maj të viti 1971me shqiptarin që punonte në ferme e dyluftonte me luan profesionit.

Nënkapioni evropian i peshës super të rendë Nikola Monea i famshëm për shkathtësinë, brutalitetin dhe dinakërinë dhe fitoret që vinin varg u shkapërderdh si gavixhi kur i dalin rrathët përpara Mirash Vuksan Shalës. Njeriut që ujkun e renë në kurthe e përzuri për fyti dhe solli gjallë në banës. Njeriut që pas alarmit luftarak nga repartin ushtarak deri në qendrën e zjarrit për 15 km bajti predhën 187 Zoti i dhuroi bujarisht gjithë atë fuqi motorike, por as një herë nuk u mburre, nuk demonstroi, force as prepotence ndaj askujt, madje duroj dhe toleroj edhe ndaj atyre që mund ti gremisje si luani mizat me bisht.

I dashur, zemër bardhe, babaxhan dhe mësues shembullor Mirashi ishte dhe mbeti gjithnjë me te rinjtë e tapetit –“Pasha Zotin më dhimben me i shtyllë, është gjynah, është gjynah me i sakatue thoshte;- Vuksani për shumë mundës me te cilët shorti e detyronte te ndeshej”.Mirash i dha gjithçka sportit shqiptare dhe materialisht nuk gëzoi as një pension dinjitoz. Sedra burrërore nuk e lejoj kurrë të ankohej as trokasë në as një zyre shtetërore as me përulje as duke rrahur gjoksin se kush jam unë.

Shteti koprrac dhe pa dinjitet edhe me pesë pare që i kurseu nga ju e shokët tuaj mbeti se mbeti rrjepacak dhe pa brekë. Me 22 shkurt 1964 Vuksani mori titullin “Mjeshtër i sportit”, pas disa vitesh plot suksese shkëlqimtare mori titullin Mjeshtër i Merituar i Sportit, po ashtu nga Klubi shumë sportesh Vllaznia është vlerësuar “Mundës i shekullit”. Në dekorimet e me rastin 100 vjetorit të Klubit “Vllaznia” as kush nuk u kujtua për Legjendën e vjetër.

Tani është tepër vonë edhe po betë dhe ndonjë “mrekulli” ua rritë dreqi nderën! Korabi, Tomorri apo maja e Arapit shihen vetë, poetet nderojnë veten e vet po shkruan për madhështinë e tyre pasi ato janë poema të madhnueshme. Pushtetarët dhe zullumqaret parasë që pinë një shishe verë që kushtonte sa pensioni juaj vjetor dhe shpenzojnë hoteleve luksoze për dy javë me dashurat e tyre sa more ti pagë një jetë te terë. Ju të dehur nga qefi i shfrenuar prapanicës dhe megallomania pushtetit që pretendoni se na dhuroni shiun e diellin, blini e shitni tapi e tituj nderi, mos harroni se do ngordheni sa po lëshoni kolltuqet që harami paçi.

Megjithatë arritjet sportive dhe trashëgiminë që la pas, “për Mirash Vuksanin u zhvilluan në një ceremoni private e denjë si e ka zakon Dukagjini e Shkodra por për faqe “ të bardhë” u la në harresë nga çdo institucion. Mirash Vuksani dhe klani i racës së tij kampione nuk vdesin pasi ata përkasin historisë. Lum kush vdes dhe përket historisë si Mirash Vuksani. Le te jetë ky shkrim një lule dhimbje dhe respekti mbi varrin tënd. Një shërbim i largët më privoj nga ceremonia e lamtumirës se fundit. Pushofsh përjetësisht në mbreti ynë pa harruar!