HomeBOKSU shpall Kampion Europe në Federatën WBO, Nelson Hysa: Një ëndërr...

U shpall Kampion Europe në Federatën WBO, Nelson Hysa: Një ëndërr shumë e largët, e vazhdume, e ushqyme me shumë dëshirë e mbi të gjitha me pasion

Nelson Hysa ia doli te fitonte nje tjeter ndeshje ne boksin profesioniste. Te 18-ten ne karrieren e tij, por ajo çka eshte me e veçanta, kjo ishte fitorja me e rendesishme sepse e shpalli ate kampion Europe te Federates WBO ne kategorine “Heavy Wheight”.

Boksieri shkodran arriti te fitonte me KO qe ne raundin e pare ndaj gjermanit Thorsten Fuchs, ne ndeshjen e zhvilluar mbremjen e 11 korrikut ne Sheshin “Skenderbej” ne Tirane. Vete Nelson pas ndeshjes ka shperndare falenderime per te gjithe ata qe kontribuan ne kete sukses e kete e ka bere permes nje statusi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Kampion Europe ne Heavy Wheight! Miq ju falemnderes te tanve per urimet. Falenderimet i takojne krijuesit te gjithesise qe ma dha forcen e vullnetin me vazhdu perpara e me shkru historine.

Nje enderr shume e larget e vazhdume, e ushqyme me shume deshire e mbi te gjitha me pasion. Pune e palodhur e stafit tem me ne krye gjigandin Zef Gjoni, Jetmir Kuçi, Lazarin Vila, Artur Koci, Geri Ikonomi, Abdel Murguia, Taulant Stermasi. Gjithe bashke shpresojme te sjellim trofe tjere per Shqiperine”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments