Valdet Rama është kthyer të bëjë rolin e protagonistit kryesor te skuadra e Mepen në kategorinë e tretë gjermane, ku këtë vit lufton për një objektiv ndryshe nga herët e tjera, ai për të mos rënë në Ligat Rajonale.

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare që kaloi nëj seozn në radhët e Kukësit, ka gjetur edhe sot rrjetën me ekipin e tij, duke e ndihmuar që të merrte një fitore surprizë 2-0 ndaj Ingolshtad që lufton për ngjitjen në Bundesligën 2 dhe kthimin në elitë.

Mepen dominoi sfidën në fillim dhe Rama ishte pjesëmarrës në aksionin që solli golin e parë.

Ndërsa më pas, në të dytin, pasi dribloi dy kundërshtarë, dërgoi vetë sferën pas krahëve të portierit, duke shënuar golin e tij të dytë personal për këtë sezon.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Mepen, që gjendet aktualisht në vendin e fundit në renditje në kategorinë e tretë, por ngushtoi diferecnën me skuadrat që ka më sipër në renditje, /vipsport/