Deçiq i Tuzit sezonin e kaluar shkroi historine duke u shpallur per here te pare kampion ne Mal te Ti. Skuadra e shqiptareve tregoi se eshte me e mira nga te gjitha dhe jo me kot u kurorezua si kampione. Por ne fakt ky emer tashme do te lere gjurme ne futbollin e vendit fqinj dhe jo vetem.

Kjo sepse edhe ne rradhet e ekipeve zinxhir te tij po rriten futbolliste shume cilesore te cilet shpejt do t’i shohim duke luajtur ne kampionate te ndryshme te Europes. Ai qe po spikas me se shume eshte Marku Gjokaj.

Eshte vetem 15 vjeç, por luan me ekipin e te rinjve te Deçiqit duke qene kesisoj lojtari me i ri qe luan ne kampionatin e 19 vjeçareve te vendit fqinj. Po ashtu eshte nje nga elementet me te rendesishem te kombetares U17 te Malit te Zi.

Paraqitjet e mira me keto ekipe, por elementet qe e karakterizojne kane bere qe ekipe te ndryshme te Europes te shfaqin interes per kete futbollist dhe me shume siguri ne nje te ardhme te afert do ta shohim duke luajtur ne nje klub te njohur.

Luan kryesisht me kemben e majte, ka nje teknike te jashtezakonshme dhe pozicioni i tij ne fushe eshte ai i fantazistit. Dallohet per pasimet e sakta, eshte nje njohes i mire i portave kundershtare dhe futbollist shume i zgjuar. Si rrjedhoje, mbase per te gjithe eshte me interes ta shenojne kete emer qe tani: MARKU GJOKAJ. Shume shpejt do te degjoni dhe lexoni shume per te.
Gjergj KOLA