Çështja e stadiumit “Loro Boriçi” është bërë temë diskutimi dhe në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës. Ka ndodhur kështu gjatë ceremonisë së hedhjes të shortit të kompeticionit “Conference League” ku Vllaznia do të marrë pjesë. I pranishëm ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Vllaznisë Blendi Dibra i cili u ka shpjeguar zyrtarëve të këtij institucioni situatën e krijuar me stadiumin “Loro Boriçi” për shkak të koncertit të programuar nga Bashkia Shkodër.

Si rrjedhojë, ka ardhur dhe reagimi i njërit prej zyrtarëve të UEEFA-s i cili është shprehur:

“Nuk duhet të bëhen të tilla organizime para ndeshjeve të Kualifikueseve, por në rast se bëhen, duhet të jenë shumë më herët në mënyrë që të siguroheni që fusha nuk është e dëmtuar. Verën e kaluar patëm raste të tilla, ku klube të ndryshme erdhën te ne dhe na thanë se e kanë harruar që do të organizohen koncerte, por që premtonin se fusha do të ishte në rregull, por që në fund fusha ishte një lëmsh i vërtetë dhe u detyruam t’i kalonim ndeshjet në stadiume të tjera.

Pra, ju lutemi, bëni çfarë të mundeni që ta shmangni organizimin e atij koncerti, në të kundërt, sigurohuni që koncerti të jetë shumë më herët se ndeshjet e kualifikueseve. Është një situatë e vështirë, duhet ta diskutojmë më vete. Si klub, jeni në një situatë të vështirë, por që na vini ne, gjithashtu edhe kundërshtarët po në një situatë të vështirë, pasi me shumë mundësi koncerti do të shkaktojë probleme në fushë. Gjithashtu, mund të krijojë probleme për të gjithë verën. Ashtu sikurse bashkia, edhe ju duhet të këmbëngulni”.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme: