Atletet e Vllaznise kane bere nje figure te mire ne aktivitetin e rradhes, pikerisht ne Mitingun Nderkombetar qe zhvillohet çdo vit ne Bar- Tivar te Malit te Zi. Ka shkelqyer mbi te gjithe atleti i njohur shkodran Franko Burraj. Ai ka konkurruar ne garen e tij te preferuar, ate te 400 metrave, ku ka bere nje figure shume te mire.

Si rrjedhoje ka zene vendin e pare duke merituar edhe medaljen e arte. Por nga ana tjeter, me kohen e arritur ne kete gare, 46″5 ai ka vendosur edhe nje rekord te ri te ketij aktiviteti, rekord qe mbahej nga ai vete me kohen 47″00.

Nje paraqitje te mire ka bere edhe atleti tjeter shkodran, Durjan Idrizaj i cili duke konkurruar ne garen e 400 metrave me pengesa, ka arritur kohen 57″00 duke zene vendin e dyte dhe duke merituar medaljen e argjente te ketij Mitingu.

Ndonese nuk kane arritur te futen ne zonen e medaljeve, jane paraqitur shume mire edhe dy atletet e tjere te Vllaznise, Leandro Çardaku dhe Endri Rakaj qe ne garen e 100 metrave kane arritur te njejten kohe, 10″99.

Po ashtu figure te mire kane bere edhe Sidrit Kopliku ne 800 m, Roa Bashli ne 300 metra, Rigers Haxhia ne 100 m, Mario Cepi dhe Elizeo Spathari ne kercim se gjati duke treguar se gezojne nje forme te mire sportive dhe jane gati per te arritur te tjera suksese ne garat e ardhshme kombetare dhe nderkombetare.(www.shkodrasport.com)