Drejton nje Bashki si ajo e Vau Dejësit me nje buxhet te vogel dhe si rrjedhoje e ka patur shume te veshtire te ndihmoje sportin. Megjithate se fundi gjerat kane ndryshuar. Diten e sotme kryetari i kesaj Bashkie, z. Kristian Shkreli ka arritur nje akord paraprak me perfaqesuesin e FSHF-se Arben Dervishaj, per te investuar ne rikonstruksionin e fushes sportive te Bushati, aty ku stervitet dhe i ben ndeshjet zyrtare ekipi i Basanias.
Madje jo vetem kaq, pasi kryebashkiaku ne biseden e frutshme me zevendespresidentin e Federates ka ofruar edhe opsione te tjera per investime ne kete Bashki, krejt ndryshe nga çfare ndodh tek Bashkia Shkoder ku mungesa e tokes e ka bere te pamundur nderhyrjen ne infrastrukturen sportive.
Per te thene diçka me shume ne lidhje me takimin e sotem, kryetari Shkreli ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Patem nje takim me zevendespresidentin Dervishaj dhe mendoj se ishte shume i frutshem sepse rame dakord qe fushen e Bushatit ta rikonstruktojme dhe ta bejme me tapet sintetik.
Mendoj se projekti do jete shume shpejt gati dhe sapo te marrim edhe miratimin e Keshillit Bashkiak, do te filloje puna. Bashkia jone ka nje buxhet te vogel, por nisur nga dashamiresia e madhe qe kemi per sportin do te bejme me te miren per sportin dhe komunitetin e Bashkise Vau Dejes”.
Te plote prononcimin e kryebashkiakut Shkreli mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: