Nga Maringlen ZHIVANI
Ka ardhur nga Malajzia e largët për t’u bërë pjesë e Vllaznisë dhe për të shijuar emocionet që të jep një fanellë e tillë… Fjala është për portierin e Kombëtares së Malajzisë, Azurin Nurul. 25-vjeçarja duket shumë e lumtur nga përvoja e re, por kuptohet që pret suksesin në fund të sezonit me Vllazninë.
“Është një eksperiencë e re për mua. Pres që kjo eksperiencë e re e imja te Vllaznia të jetë ndryshe dhe sa më pozitive. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Më përpara, kam luajtur në Kosovë.
Njerëzit dhe ambienti këtu janë shumë dashamirës dhe është një eksperiencë e bukur për mua. Shpresoj që dita-ditës duke u stërvitur shumë, ta ndihmoj Vllazninë me aq mundësi sa kam dhe shpresoj që në fund të sezonit të arrijmë objektivat tona”,-u shpreh portierja e Vllaznisë, Azurin Nurul.
Prononcimin e saj të plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në Youtube, duke klikuar në linkun e mëposhtëm.