HomeKRYESOREVIDEO/ Pas golit vjen dhe asisti nga Rocco Vata, sulmuesi me origjinë...

VIDEO/ Pas golit vjen dhe asisti nga Rocco Vata, sulmuesi me origjinë nga Shkodra protagonist në Angli

Sulmuesi me origjinë nga Shkodra, Rocco Vata ka asituar për Uatford sot kundër Kardif në sfidën e vlefshme për javën e 24-t të Championship.

Ishte minuta e 38-të e ndeshjes, kur sulmuesi shqiptar me një krosim në zonë gjeti të vetëm Çakvetadze, që nuk mund të gabonte.

Sfida u barazua kështu në 1 me 1, pasi Robinson kishte kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e dytë.

Ky asist për Vatën, erdhi pas golit në ndeshjen e fundit. 19-vjeçari ka filluar të marrë më tepër minuta, ndërsa kujtojmë se ishte asisti i tretë në kampionat për Vatën, që ka shënuar dhe dy gola.

https://streamin.one/v/9f40f993

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments