...
HomeKRYESOREVIDEO/ Tek Interi 'tallen' me Shqipërinë! E zbulon Asllani: Më kanë thënë...

VIDEO/ Tek Interi ‘tallen’ me Shqipërinë! E zbulon Asllani: Më kanë thënë do merrni 6-7 gola dhe do ikni në shtëpi

Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani doli në konferencë për mediat këtë të martë para ndeshjes së parë eliminatore të Kampionatit Botëror ndaj Anglisë ditën e premte.

Asllani u shpreh se do të kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por thotë se ndeshja nis 0-0 dhe një pikë do të ishte mirë.

“Të luajmë me shpirt e zemër, të mos shkojmë si turistë. Do të shkojmë atje me shumë shpirt. Do ta kenë ata gati 70-80 përqind topin dhe do të luajmë si ekip. Duhet të luajmë si ekip me shpirt e zemër dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndeshja fillon 0-0. Anglia futet gjithmonë në fushë për fitore dhe një rezultat barazim do të ishte shumë mirë për ne”, tha Asllani.

Më pas, ai u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar me shokët te Interi për këtë takim. “Kemi folur, janë tallur të gjithë. Më kanë thënë do të merrni 6-7 gola dhe do të ikni në shtëpi”, tha Asllani.(a2cnn)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.