Shoqata Rajonale e Futbollit Shkoder ka permbyllur me sukses sezonin sportiv 2024-2025. Dy dite me pare drejtuesit e saj kane zhvilluar edhe ceremonine e mbylljes se kampionateve duke dorezuar njekohesisht edhe kupat per ekipet me te mira te grupmoshave U13 dhe U15.
Kryetari i kesaj Shoqate Lazer Matija, ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” e konsideron sezonin qe sapo u mbyll si shume pozitiv,
“Mbyllem kampionatet me shume sukses. Duhet thene se i kemi filluar keto kampionate me heret se çdo shoqate tjeter, ne mesin e muajit tetor dhe i bie qe femijet te jene 10 muaj ne aktivitet. Kemi patur rreth 80 ekipe pjesmarrese ne grupmoshat U9, U11, U13 dhe U15, me nje total prej rreth 1200 femijesh. Shto ketu edhe 280 te Liges Profesioniste qe Shoqata i menaxhon ndeshjet dhe kampionatin lokal.
Mendoj dhe e them me bindje se mund te jete nder kampionatet me te bukura qe eshte zhvilluar. Kete nuk e them per nivelin sepse kemi te bejme me femije, por nga rregulli e disiplina qe i kane shoqeruar ato. Nga java e pare e deri ne fund nuk kemi patur asnje problem disiplinor dhe mendoj se jemi Shoqata me “fair” dhe ky eshte nje nder objektivat kryesore te punes tone.
A kane fituar me te miret? Mendoj qe po sepse nga ecuria qe ato kane patur, kane treguar me merite se e meritojne te jene kampione, por e perseris se kemi te bejme me futboll femijesh dhe shpeshhere trofete nuk jane te rendesishem”- eshte shprehur Matija.
Te plote prononcimin e kryetarit te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: