Veleçiku U15 u kurorezua diten e djeshme si kampion i kesaj grupmoshe per Ligen Amatore ne Zonen e Shkodres. Ai ka triumfuar ndaj te gjithe rivaleve te tij dhe si rrjedhoje ka merituar gjithçka duke marre ne fund edhe kupen nga drejtuesit e Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder.
Nje merite e madhe e te gjithe futbollisteve te ketij ekipi dhe po ashtu e trajnerit Admir Hysaj. Ky i fundit ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte shprehur se suksesi ka ardhur fale punes se bere nga keto djem. Por nderkohe numri 1 i ketij ekipi ka shprehur edhe shqetesimin e tij per te ardhmen e ketij grupi lojtaresh.
“Veleçiku triumfoi në këtë kampionat ndaj ekipeve të Shkodrës, në rradhë të parë e nisim nga kombëtarja e cila ka 3-4 malësorë në rradhët e saj dhe ka patur madje deri në 6. Kjo tregon se kjo zonë ka brumë. Por kemi probleme me infrastrukturën dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi një fushë të mirë e cila do të na ndihmonte shumë dhe lojtarët do të shprehnin atë se çfarë kanë në potencialin e tyre.
Veleçiku U15 doli kampion sepse është një brez lojtarësh i bukur, i mirë dhe ato kanë 3-4 vite që punojnë sëbashku dhe normalisht që ky sukses ishte frut i punës së tyre.
Por shumicës së këtyre lojtarëve tani i ikën mosha për të luajtur me grupmoshën U15 dhe prandaj shpresojmë që me mbështetjen e Bashkisë të kemi një financë për të përballur transportin në mënyrë që me këtë ekip të marrim pjesë në kampionatin U17 në sezonin e ri, ndeshjet e të cilit zhvillohen në Tiranë. Kemi edhe disa lojtarë nga viti i kaluar të cilët e kishin mbushur moshën dhe nuk mundën të luanin këtë sezon, por ata kanë bërë stërvitje me ekipin e parë të Veleçikut dhe mund të na bashkohen nëse e krijojmë ekipin U17″- eshte shprehur Hysaj.
Te plote prononcimin e trajnerit te ekipit Veleçiku U15 mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: