Pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte zhvilluar nje aktivitet shume interesant, pikerisht Kupa “Miqesia” qe mblodhi sebashku veteranet e Vllaznise, te Flamurtarit, te kombetares se miqve por edhe ekipin e shqiptareve te Amerikes, “Michigan United Eagles”.
Gjithçka eshte ideuar dhe organizuar nga Hysen Zmijani dhe kjo pasdite eshte kthyer ne nje feste te vertete sepse ne Shkoder jane mbledhur emrat me te medhenj te futbollit shqiptar.
Te paret qe kane zbritur ne fushen e lojes kane qene veteranet e Vllaznise dhe ato te Flamurtarit. Dy pjeset e kesaj ndeshje (nga 20 minuta secila) jane mbyllur ne barazim 0-0 dhe si rrjedhoje ekipet i jane drejtuar gjuatjes se 11-metershave. Armando Cungu e Alban Neziri jane treguar te sakte ne gjuajtje, ndersa Elis Dervishaj ka pritur nje gjuajtje dhe si rrjedhoje veteranet shkodrane fituan 2-0 duke shkuar ne finale.
Gjysmefinalja e dyte ka vene perballe Veteranet e Kombetares se miqve me ato te “Michigan United Eagles”. Keta te fundit fituan 3-0 dhe si rrjedhoje fituan te drejten per te dale ne finale perballe kuqebluve te Vllaznise.
Ndeshja e fundit e kesaj Kupe eshte zhvilluar me rivalitet, megjithate nje gol shume i bukur i shenuar nga Valdano Nimani me nje gjuajtje nga jashte zone, ka vendosur fatin e saj. Veteranet e Vllaznise fituan 1-0 dhe u shpallen fitues te Kupes, megjithate fitues ne fakt te kesaj kupe ishin te gjithe pjesmarresit.(www.shkodrasport.com)