HomeKRYESORE'Vinicius Junior, lojtari më i dobët në historinë e Real Madridit!'

‘Vinicius Junior, lojtari më i dobët në historinë e Real Madridit!’

Një pjesë e tifozëve të Real Madridit janë të pakënaqur me yllin e skuadrës, Vinicius Junior. Pas humbjes së mbrëmshme 2-1 kundër Real Betis, rrjeti social X është mbushur plot me kritika për brazilianin.

Vinicius luajti gjatë gjithë kohës, por nuk performoi mirë dhe statistikat tregojnë se ishte i përhumbur gjatë lojës. Kjo ra në sytë e tifozëve madrilenë, patjetër.

24-vjeçari gjuajti vetëm një herë në drejtim të portës. Ai realizoi katër driblime nga 11 tentativa gjithsej dhe humbi 12 duele direkte me kundërshtarët.

“Vinicius është lojtari më i dobët në historinë e këtij klubi. Gjithmonë ankohet. Kush e lavdëron, nuk ka qeliza në tru”, shkruante mbrëmë një tifoz madrilen në X.

“Edhe Rodrygo, edhe Brahim Diaz, janë më të mirë se Vinicius Junior”, shkruante një tifoz tjetër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments