Gigio Donnarumma ka reaguar direkt pasi trajneri i PSG Enrique tha se kishte vendosur ai se portieri do te ishte Chevallier.
Komunikata: “Për tifozët e veçantë të Parisit,
Që nga dita e parë që erdha, dhashë gjithçka – brenda dhe jashtë fushës – për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e Paris Saint-Germain.
Fatkeqësisht, dikush ka vendosur që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e ekipit. Jam i zhgënjyer dhe i dekurajuar.
Shpresoj të kem mundësinë t’i shoh tifozët në Parc des Princes në sy edhe një herë dhe t’u them lamtumirë siç duhet bërë.
Nëse kjo nuk ndodh, dua që ta dini se mbështetja dhe dashuria juaj kanë shumë rëndësi për mua dhe nuk do ta harroj kurrë. Gjithmonë do ta mbaj me vete kujtimin e të gjitha emocioneve, netëve magjike dhe juve, që më bëtë të ndihem si në shtëpi.
Shokëve të mi të ekipit – familjes sime të dytë – faleminderit për çdo betejë, çdo të qeshur, çdo moment që ndamë. Ju gjithmonë do të jeni vëllezërit e mi.
Të luash për këtë klub dhe të jetosh në këtë qytet ka qenë një nder i madh.
Faleminderit, Paris.”