“Vllaznia B” eshte mundur me rezultatin 0-1 nga Iliria ne ndeshjen miqesore te luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes. Nje supergol i vendasve ne minuten e 75-te ka vendosur rezultatin perfundimtar te ketij takimi.
Skuadra shkodrane e ka nisur ndeshjen me portierin Jukaj, nderkohe qe ne mbrojtje kane luajtur Brahimi ne te djathte dhe Spahija ne te majte, ndersa dyshja e qendres ka qene e formuar nga Pusi dhe Bajrami.
Ne mesfushe nderkohe kane luajtur Tafili, Zaganjori dhe Kahrimanoviç, ndersa ne sulm jane aktivizuar nga minuta e pare Maliqi, Podrimcaku dhe Halili. Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara nga te dy ekipet eshte mbyllur ne barazim 0-0.
Ne pjesen e dyte nderkohe, kane qene vendasit te cilet me nje gjuajtje nga jashte zone kane arritur te shenojne te vetmin gol te ndeshjes dhe ne kete menyre Iliria e ka fituar kete ndeshje miqesore me rezultatin 1-0. Ekipi shkodran ka aktivizuar ne kete pjese edhe futbollistet Selmani, Kubazi, Rroku, Shimaj dhe Kapllani./www.shkodrasport.com/