Vllaznia e femrave e ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen miqësore ndaj Buduçnost të Podgoricës, luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ky takim është dominuar nga vajzat kuqeblu, megjithatë të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.
Miqësorja e dytë ndaj kampiones malazeze është dominuar në çdo aspekt nga kampionia kuqezi dhe rastet për shënim kanë qenë të shumta. Ndeshja mund të kishte shkuar në dy apo tre me zero që në pjesën e parë, por sulmueset e Vllaznisë kanë qenë të pafata para portës kundërshtare.
Krejt ndryshe do të ishte pjesa e dytë. Fillimisht do të ishte mesfushorja Verona Berisha ajo që do të zhbllokonte shifrat dhe më pas Megi Doçi ka shënuar golin e dytë dhe të fundit të kësaj miqësoreje.
Kujtojmë që ekipi shkodran është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet e Champions League të cilat do të zhvillohen në fundin e muajit gusht në Shkodër dhe ku objektivi do të jetë padyshim vendi i parë dhe kualifikimi në turin tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.(www.shkodrasport.com)