Vllaznia e futbollit te femrave ka marre fitoren e rradhes ne kampionat, te shtaten dhe si rrjedhoje vazhdon te kryesoje e vetme renditjen me pike te plota, 21. E sotmja ndaj Laçit ka qene e lehte dhe ne fund te 90 minutave te luajtura ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte fiksuar rezultati i thelle 10-0.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 13-te kur ka qene Megi Doçi e cila ka shenuar golin e pare te ndeshjes. Me pas do te vinin edhe te tjere te shenuar nga Franja, Ahamadi dhe Doçi serish duke bere qe kjo pjese te mbyllej ne shifrat 4-0 per ekipin e Vllaznise.

Ne pjesen e dyte nderkohe ka qene sulmuesja amerikane Jones e cila do te shenonte golin e pare, ndersa pas tij do te vinin edhe plot 5 gola te tjere te shenuar me ane te futbollistes Pressley, Doçit si dhe tre gola te tjere te shenuar nga Klaudia Borci.

Si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me shifren e thella 10-0 dhe si rrjedhoje Vllaznia merr fitoren e shtate rradhazi dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit, duke treguar edhe njehere tjeter se mbetet pretendentja kryesore per titullin kampion edhe kete sezon./www.shkodrasport.com/