Buduçnost do t’i ktheje viziten Vllaznise se femrave dhe si rrjedhoje diten e neserme (e diele) keto dy skuadra do te zhvillojne ndeshjen miqesore te rradhes ne mes tyre. Kete here ajo do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Lajmi behet i ditur nga drejtuesit e ekipit kuqeblu, sipas te cileve eshte planifikuar qe ndeshja miqesore ne mes ekipit kampion te Shqiperise dhe atij te Malit te Zi, do te startoje ne oren 19:00.
Nje perballje e tille do t’i sherbeje mjaft stafeve teknike te dy ekipeve per te pare gjendjen e lojtareve ne prag te ndeshjeve europiane. Per trajnerin e Vllaznise Nikolin Leka ndoshta vlen disi me shume kjo miqesore, nisur nga fakti se me ekipin jane bashkuar se fundi disa lojtare te huaja dhe ato padyshim qe duan kohen e vet per t’u pershtatur me grupin tjeter te lojtareve.
Kujtojme qe miqesorja e pare ne mes Buduçnostit dhe Vllaznise, e luajtur para dy javesh ne Podgorice, eshte mbyllur ne barazim 0-0. Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te prodhoje ky takim i dyte ne mes ketyre dy ekipeve.(www.shkodrasport.com)