Në mungesë të pjesmarrjes në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë së këtij sezoni për shkak të pezullimit nga Disiplina, ekipi i Vllaznisë në futboll për femra po e shfrytëzon këtë periudhë për të zhvilluar edhe ndonjë ndeshje miqësore.

Si rrjedhojë mesditën e së enjten ajo do të ndeshjet me skuadrën malazeze të Buduçnostit. Kjo e fundit është duke zhvilluar fazën përgatitore në Ulqin, prandaj dhe ndeshja do të luhet atje në orën 13:00 të ditës së enjte.

Miqësorja ndaj Buduçnostit do t’i shërbejë trajnerit Leka për të kolauduar edhe më mirë skuadrën dhe po ashtu për të parë në fushë edhe lojtaret e ardhura së fundi nga merkatoja.

Vllaznia po përgatitet për fazën e dytë të kampionatit dhe “Final 4” ku padyshim që objektiv ka fitimin e titullit të 12-të kampion. Ajo e ka mbyllur fazën e parë në krye të renditjes dhe do të mundohet ta ruajë vendin e parë deri në fund.