Nesër në ora 19:30 në “Arena e Demave” do të luhet finalja e kampionatit të futbollit të femrave të këtij sezoni, ku përballë njëra- tjetrës do të jetë Vllaznia kampione në fuqi e vendit dhe Partizani. Ky i fundit ndoshta ishte disi surprizë sepse të gjithë menduan se do të ishte Gramshi që do të rivalizonte ekipin shkodran, por dy ndeshjet gjysmëfinale dhuruan tjetër gjë.
Dhe tashmë ka ardhur momenti final. Në fakt duket disi e papranueshme që sfida të luhet tek stadiumi i Partizanit sepse kemi të bëjmë me një finale, por shkodranët e kanë pranuar këtë gjë sepse mendojnë që fusha nuk do të ketë ndikim tek kjo ndeshje.
Tek Vllaznia janë të përgatitur për të synuar fitoren e titullit kampion që do të jetë i 12-ti rradhazi për ta. E krijuar në vitin 2013, kjo skuadër nuk ka ndër mend të ndalet ndaj asnjë kundërshtari, pavarësisht se ata ndryshojnë nga viti në vit.
Dhe kështu edhe këtë herë, kur përballë do kenë Partizanin, por vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka do të tentojnë fitoren dhe ngritjen e trofeut në fund. Vllaznia e femrave është një skuadër e cila është krijuar për të qenë e suksesshme dhe e tillë vazhdon të jetë sërish.
Presidenti Lazer Matija ka një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën si e drejton dhe e menaxhon këtë ekip dhe kuptohet që edhe nesër në darkë pret triumfin e rradhës prej tij, që padyshim nuk do të jetë i fundit sepse të tjerë pas tij do të vijnë.(www.shkodrasport.com)