Gjashte lojtaret e prezantuara pak kohe me pare, nuk do te jene te vetmet qe do te behen pjese e Vllaznise se femrave per sezonin e ri. Lojtarja e rradhes qe eshte bashkuar me ekipin kampion te Shqiperise eshte amerikania Miamour Juana Mesa.
24 vjeçarja luan ne rolin e mbrojteses dhe se fundi ka qene pjese e ekipit Miami ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenes. Veshjen e saj kuqeblu e kane konfirmuar njekohesisht permes nje postimi te dy klubet, por per t’u veçuar eshte ai i amerikaneve ku shkruhet:
“Urime të mëdha kapitenes tonë Mismour Mesa për nënshkrimin e kontratës me KFF Vllaznia dhe për pjesëmarrjen në kualifikueset e Champions League këtë verë!
Jemi jashtëzakonisht krenarë që e shohim Miamour të ndërmarrë këtë hap tjetër në udhëtimin e saj dhe mezi presim të ndjekim suksesin e saj në skenën evropiane.
Faleminderit për gjithçka që solle në Miami AC këtë verë. Lidershipi, pasioni dhe angazhimi yt lanë një gjurmë të qëndrueshme. Do të jesh gjithmonë pjesë e familjes MAC”.