Kane mbetur edhe vetem 10 dite nga starti i kampionatit te ri dhe skuadrat pjesmarrese ne edicionin 2025-2026 thuajse kane marre fizionomine e tyre te plote. Kuptohet qe merkatoja eshte e hapur deri me 31 gusht dhe mund te kete edhe te tjera levizje por ne 80-90 per qind te tyre gjithçka eshte percaktuar.

Ne kete kontekst tashme skuadrat kane krijuar profilin e tyre te lojtareve dhe sipas faqes se njohur te transferimeve “transfermarkt”, ekipi me vleren aktuale me te madhe ne treg eshte ai i Dinamos qe vleresohet aktualisht 6.60 milione euro. Ne vend te dyte eshte Partizani qe vleresohet 5.55 milione euro, ndersa ne te tretin kampionia ne fuqi e vendit me vlere 5.43 milione euro.

Vllaznia nderkohe eshte e pozicionuar ne kete liste ne vendin e peste me nje vlere prej 4.35 milione euro dhe perpara saj, ne vendin e kater eshte Flamurtari i cili ka bere nje merkato te mire dhe si rrjedhoje vlera e tij eshte 4.78 milione euro.

Pas ekipit shkodran nderkohe lista vijon me pese ekipet e tjera dhe pikerisht Elbasani (4.33 milione), Tirana (4.28 milione), Bylis (2.98 milione), Teuta (2.95 milione) dhe ne fund Vora vlera e se ciles eshte 2.24 milione euro.

Te jete vertete ky tregues, nje realitet i gares se ardhshme te Superliges shqiptare? Kjo mbetet per t’u pare dhe deri diku gjithçka eshte e qarte, te pakten per 5 ekipet e para, megjithate gjithçka mund te ndodhe.(www.shkodrasport.com)