Vllaznia “gjen” fitoren e pare ne pergatitoren sllovene. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj skuadres se Superliges se Rumanise, UTA Arad. Golin e vetem te ndeshjes e ka shenuar kapiteni Bekim Balaj qe ne minuten e 26-te.

Pas nje rivenie anesore nga e majta e sulmit shkodran, topi ka shkuar ne zone tek sulmuesi shtatelarte qe kete here ka perdorur majen e kembes per te devijuar nje top dhe per ta çuar ate ne vendin ku portieri kundershtar nuk mund ta arrinte dot.

Rastet nuk kane munguar per te dy ekipet, por gola te tjere nuk ka patur ne kete 90 minutesh ku duhet thene se Vllaznia beri nje paraqitje me te mire dhe ku trajneri Martini aktivizoi serish te gjithe lojtaret qe ka patur ne dispozicion.

Javen e ardhshme ekipi shkodran do te kete edhe nje miqesore te fundit me rumunet e Petrolul dhe me pas do te kthehet ne Shkoder per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjet europiane.(www.shkodrasport.com)